Reduktoni kostot dhe rritni fitimin, thërisni GRIFIN
Frika e çdo pronari të një bari, restoranti është kur klientët shohin një furrtare apo një mi që vrapon në dysheme ose në guzhinë. Dukuri të tilla do të jenë fillimi i falimentimit të biznesit tuaj.
Menaxhimi për një restorant të shëndetshëm dhe të pastër nga dëmtuesit fillon me kërkimin për shërbim efikas kundër dëmtuesve.
Rëndësia e kontrollit të dëmtuesve
Nevojat e klientëve tuaj janë të ndryshme, kështu që ju duhet të siguroni një shërbim efikas.
Një kompani e specializuar për kontrollin e dëmtuesve (DDD) është në gjendje të ofrojë shërbimin e duhur për të parandaluar infestimin.
Për të pasur një biznes fitimprurës në industrinë ushqimore ekzistojnë kodet e shëndetit dhe të ushqimit të cilat duhet të aplikohen. Aplikimi i shërbimit të kontrollit të dëmtuesve nga personel i specializuar dhe i liçensuar do t’ju reduktojë mundësinë e gjobave të rënda nga inspektoriati lokal shëndetësor për shkak të kushteve jo të mira higjenike.
Kur ju hapni një biznes ushqimor ju e vendosni venten tuaj para një numri të madh sëmundjesh, nëse dëmtuesit janë të pranishëm. Jo vetëm klientët, por dhe punëtorët tuaj mund të sëmuren për shkak të kontaminimit (ndotjes) të ushqimit apo ambienteve tuaja nga dëmtuesit.
Si duhet të kërkoni për një kompani që ofron shërbime kundër dëmtuesve (Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim):
1. Kontrolloni liçencat e tyre nëse ata janë të liçensuar për këtë lloj shërbimi
2. Kërkoni listën e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë për produktet që do të përdoren.
Bëni kujdes pasi jo të gjitha preparatet që përdoren në bujqësi dhe veterinari mund të përdoren në ambientet e njerëzve.
3. Diskutoni rreth mundësisë së trajnimit të punonjësve tuaj rreth shërbimit DDD, praktikave të mira të punës dhe të higjenës.
4. Diskutoni nëse ata ofrojnë shërbim parandalues apo një program monitorimi të vazhdueshëm.
5. Sigurohuni që shpenzimet janë të vlefshme për paketën që ju dëshironi.
6. Sigurohuni që mund t’ju përgjigjen sa herë që ju keni nevojë.
Mos veproni të vetëm!
Për një pronar të ri është e lehtë të dëshirojë të luajë edhe rolin e një eksperti në fushën e kontrollit të dëmtuesve duke u munduar të reduktojë shpenzimet. Megjithatë në sensin afatgjatë kjo mund të sjellë dëmtime për biznesin tuaj. Ju keni edhe shumë përgjegjësi të tjera për ta bërë biznesin tuaj fitimprurës.
Një kompani e besueshme për shërbimin DDD do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj me shërbime të vazhdueshme të kontrollit të dëmtuesve duke e kthyer biznesin tuaj në një vend ku klientët dëshirojnë të kthehen vazhdimisht.
Kontaktoni me GRIFIN në nr. kontakti
00355 66 60 666 79 / 066 27 21 174