Mbrëmjen e djeshme në Porto Romano në Durrës është përmbysur një autobot me gaz.
Nuk ka dëme në njerëz dhe policia e mbërritur në vendngjarje shprehet se nuk ka rrezik për rrjedhje gazi nga e cila do të krijonte një problem jo të vogël.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.