Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar sot Ernest Palukun, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë në Velipojë (Komisariati i Policisë Shkodër). Paluku është arrestuar me akuzën "Shpërdorimit të detyrës”dhe “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.
Nga sa bëhet me dije nga Ministria e Brendshme, dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M., e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj.
Nga hetimet e kryera rezulton se, Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M., për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.
Këto veprime, funksionari i Policisw sw Shtetit i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., duke i premtuar mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj/"Shekulli".