English

Si të shpëtoni nga mizat e frutave?

1. Kontrolloni vendin e mbeturinave
Mbajtja pastër e koshit të mbeturinave është shumë e rëndësishme për mbajtjen larg të mizave të frutave, kështu që pastroheni dhe laheni çdo ditë ose të paktën 1 herë në 2 ditë.
Ushqimet zbuten më shpejt nëse ka lagështirë në kosh, gjë të cilën mizat e frutave e pëlqejnë shumë.
2. Pastroni mirë guzhinën apo vendin ku shërbeni ushqim
Mbajtja pastër e ambienteve ku ju pregatitni, hani apo servirni ushqim është një fazë shumë ë rëndësishme, pasi copëzat e vogla të ushqimit shërbejnë për të ushqyer mizat e frutave. Kontrolloni dhe vendin ku ju mbani frutat, hidhni ato të cilat kanë filluar të kalben, ato që keni qëruar dhe nuk do ti përdorni ose në të kundërt merrni masa për ti vendosur në frigorifer.
3. Përdorimi i kurtheve
Tani që keni larguar burimin e ushqimit të tyre është koha të mendoni për mizat që keni në shtëpi.
Hidhni një sasi uthull molle në një kavanoz të gjatë qelqi, shtoni disa pika sapun enësh.
Pregatitni një kon letre dhe vendoseni në hyrje të kavanozit duke ju përshtatur diametrit të tij.
Vendoseni kurthin e pregatitur pranë vendit ku i keni parë mizat, mbas disa minutash do të shihni që mizat futen në kurth, por nuk arijnë të dalin prej tij.
4. Kërkoni ndihmë
Nëse nuk keni mundur të zgjidhni ende problemin tuaj, telefoni Grifin. Ne do tju japim ndihmën e duhur pa shumë shpenzime dhe lodhje nga ana juaj.

grifin.albania@gmail.com
facebook : Grifin Albania, Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim
cel: 066 60 666 79 / 066 27 21 174

KOMENTE