Pushimeve që dikush i ka bërë brenda atdheut duke vizituar edhe pjesët turistike që ne "mburremi", po i vjen fundi. Përveç kënaqësisë që mund të kenë marrë, ka edhe zhgënjime që të ngjallin pesimizëm për këtë vend, për të mos thënë një mllef ndaj shkatërrimtarëve por dhe atyre që i kanë në duar t'i mbrojnë si pasuri kombëtare (por faj kemi dhe ne, vetë populli që jemi kryesorët në shkatërrim). Gjithmonë flasim për njerëz, pushues që reflektojnë, pasi janë pjesë dhe e duan këtë Tokë Arbërore, njerëz që kanë një vizion të qartë dhe që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën në sy...
Ja se çfarë shkruan në mënyrën më origjinale një pushuese që zgjodhi jugun e Shqipërisë për t'i shpëtuar ditëve të nxehta të gushtit:
U. Lama - Duke mos dashur te demtojme sezonin turistik, jemi kursyer nga komentet kritike... Por tani qe eshte drejt fundit, çfare ka shkuar keq? Ndonje element me vecanti, a episod qe ua ka prishur qejfin?
Po e nis nga vetja : pas shume vitesh qe nuk kisha shkelur ne Sarande, u ndala kete vere per afro 2 jave. Ka ende shuuume gjera per te permiresuar, cka do marre kohen e vet... Ama mu duk teresisht e papranueshme qe pas nje vizite ne kalane e Lekuresit, mu desh ne kthim te kerkoja ne google e wikipedia per historikun, sepse nuk munda te mesoj asgje ne vend.
Per guide as qe behej fjale, madje as nje fletepalosje, asnje pllake ku te shkruhej diçka, deri edhe ambiente me rendesi historike e kulturore ishin mbyllur e kthyer ne magazina. Gjithcka ofrohej ishte ngrenie e pirje.
Si mund te trajtohet kesisoj nje pasuri publike ?!!! E te mendosh qe pas aq shume emisionesh per turizmin, e gjitha qe te ofrohet është - ende - turizmi i bërxolles... Zhgënjyese.