English

Ka fituar çmimin “Guinness”, por hyrja në Dubai i ndalohet

Është personi me më shumë pirsing në botë, por fatkeqësisht i ndalohet hyrja në Dubai.
Ai quhet Rolf Buchholz, 53 vjeç, është shtetas gjerman dhe ka hyrë në rekordet “Guinness” disa vite më parë, si personi me më shumë pirsing në botë; ekzaktësisht 453 copë; dhe 2 “brirë” nën lëkurë, që janë karakteristikë e tij.
53-vjeçari nuk është lejuar që të hyjë në Dubai, edhe pse ishte i ftuar nga një klub nate. Personeli i aeroportit e ka gjykuar prezencën e tij një rrezik për sigurinë.

Buchholz, siç ka treguar edhe faqen “Rt.com”, do të duhej të shfaqej në një “show” në “Dubai Cirque le Soir”. Klubi ka kërkuar që i ftuari i tyre special të lejohej që të kalonte, por pa asnjë rezultat. Në fund, Buchholz është detyruar që të rikthehet në qytetin e tij.

As viza nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka shërbyer, që Dubai të mund t’i japë dritën jeshile për të kaluar.

KOMENTE