Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me ftesë të Presidentit të ri, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë sot në ceremoninë solemne të inaugurimit të Kreut të ri të Shtetit turk të zhvilluar në Ankara.
Pas ceremonisë së betimit në Parlamentin turk, Presidenti Nishani i uroi personalisht Presidentit të 12-të të Republikës së Turqisë, Erdoğan në Presidencën turke Çankay Köşkű, suksese në postin e lartë, duke e siguruar për vazhdimësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.
Kreu i Shtetit shqiptar shprehu gjithashtu bindjen se gjatë mandatit të Presidentit Erdoğan bashkëpunimi dypalësh do të forcohet dhe konsolidohet edhe më shumë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.