Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është shpallur sot kampione e Botës në kampionatin e xhudos që po zhvillohet në Rusi. Majlinda mposhti në finale xhudisten rumune, Andreea Chitu duke arritur një tjetër medalje ari, dhe duke ngritur edhe një herë tjetër lart emrin e Kombit të saj.
Edhe pse rusët bënë të pamundurën ta ndalonin, ata nuk ia dolën, edhe pse me ndërhyrjen e presidentit të federatës botërore të xhudos Me ne fund ata pranuan ta regjistronin në garë, por i nxorën me dhjetëra probleme si e si që ajo të tërhiqej.
Ndikuan madje edhe tek gjyqtaria, por në fund Majlinda Kelmendi ia doli t’i hedhë në “tuç” njëri pas tjetrit të gjitha makinacionet e federatës ruse të xhudos dhe organizatorëve të kampionatit botëror, e në fund të shpallet kampione e botës.
Për këtë ka meritë pasaporta shqiptare që ajo dhe delegacioni kosovar mbanin me vete. Me pasaportën e Kosovës nuk hynin në Rusi, por me pasaportën KUQEZI shqiptare ia dolën, fituan dhe e bënë krenare Shqipërinë dhe sportin shqiptar në veçanti.
Fitorja e Majlinda Kelmendit ishte një fitore sportive, por edhe një fitore politike e sportit kosovar e atij shqiptar kundrejt organizmave antishqiptare që operojnë në Moskë dhe në Beograd, dëshmuar edhe në këtë rast të Botërorit të Xhudos.