English

PD: Pikat kyçe të administratës janë bërë streha e sigurtë e personave me të shkuar kriminale.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Pikat kyçe të administratës janë bërë streha e sigurtë e personave me të shkuar kriminale.

Edi Rama po e zhvillon cdo ditë politikën e inkriminimit të zyrave të shtetit.

Lista e premtimeve të pambajtura nga Kryeministri është e gjatë, por merita, shanset e barabarta, kodi etik që do ta udhëhiqte qeverisjen e tij, janë një nga dështimet monumentale të Edi Ramës.

Kjo sigurisht ka qënë e gjitha propagandë, dhe asnjëherë një plan konkret i tij.

Mirëpo rastet e panumërta të denoncuara nga Partia Demokratike, për persona më precedent kriminalë të emëruar në poste të rëndësishme, e kanë bërë retorikën e kryeministrit të pathemeltë, dhe një fjalë boshe që ka rënë ditën e parë të rilindjes.

Me Edi Ramën, korrieri i parave të pista i ndaluar në Rinas, bëhet kontrollor në Rinas.

Me Edi Ramën, i kapuri me 200 kg herorinë bëhet shef tek Lojërat e Fatit.

Me Edi Ramën, i akuzuari për rrëmbim fëmijësh bëhet kryetar i Këshillit të Qarkut, i dënuari për prostitucion bëhet deputet.

Po me Edi Ramën i ka ndritur ylli dhjetra trafikantëve që janë bërë drejtorë e shefa shërbimesh në institucione të rëndësishme të vendit.

Partia Demokratike cdo ditë do të denoncojë rastet e inkriminimit të administratës, e do të bëjë transparencë për interesat e qytetarëve të vendit.

KOMENTE