7 urdhër arreste të reja në lidhje me skandalin e Bankës së Shqipërisë dalin ditën e djeshme nga Prokuroria.
Në urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës, lëshuar për 7 anëtarët e Komisionit të Inventarizimit të Bankës së Shqipërisë, janë përmendur detaje mbi sasinë e inventarizuar të kësaj prerjeje (pra, 5000 lekë). Theksimi i sasisë së kësaj prerjeje është rrjedhojë e faktit se i dyshuari kryesor për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, shtetasi A. Bitraj, ka deklaruar se nga arka stok dhe arka në veprim ka marrë vetëm nga këto prerje (pra, prerjen me vlerë më të madhe në qarkullim në Shqipëri).
Këto urdhër arreste sipas burimeve të Prokurorisë dhe të Policisë së Tiranës, u ekzekutuan po dje nga efektivët e Drejtorisë së Policisë duke iu komunikuar gjithashtu edhe urdhër arrestet personave përkatës. Burimet e policisë dhe të prokurorisë thanë se personat akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi duke qenë në rolin e anëtarëve të Komisionit të Inventarizimit të Bankës së Shqipërisë, nuk kanë identifikuar dhe zbuluar mangësitë në arkat e parave të cenuara nga dy personat e arrestuar si të dyshuar kryesorë për vjedhjen e sasive të mëdha monetare nga Banka e Shqipërisë.
7 personat e arrestuar dje janë:
Gentian Jahja, 44 vjeç,
Ilir Dedja, 60 vjeç,
Emiljano Lamçe, 32 vjeç,
Mehdi Marku, 44 vjeç,
Bahri Allushi, 60 vjeç,
Mehdi Molla, 64 vjeç
Fatbardha Gurthi, 53 vjeçe,
Verifikimi me përzgjedhje, jo me pak së 5 % e tyre, kryhej duke hapur kolitë dhe verifikuar në brendësi të gjitha pakot dhe macetat, ndërsa për kolitë, verifikimi duhej kryhej për të gjitha kolitë.
Për faktin që nuk është kryer një inventar dhe verifikim i tillë, nuk është arritur të konstatoheshin 8 (tetë) kolitë e prekura, të cilat do krijonin mundësinë e konstatimit të vjedhjes në kohë me të hershme dhe shmangien e vjedhjes në të ardhmen.