English

A zhduken dëmtuesit në vjeshtë?

A zhduken dëmtuesit në vjeshtë?

Tani që vjeshta po troket, ulja e temperaturave do të ndikojë dukshëm mbi disa dëmtues.
Megjithatë pyetja është : A zhduken vërtet dëmtuesit gjatë vjeshtës? Ka dy përgjigje

1. Numri i dëmtuesve që ju do të shikoni sidomos në fund të vjeshtës do të jetë më i vogël

2. Kjo nuk do të thotë se ata janë zhdukur

Çfarë ndodh me dëmtuesit gjatë vjeshtës?

Një numër dëmtuesish si mushkonjat, buburecat, mizat do të “pushojnë” gjatë dimrit. Kjo është arsyeja pse ju gjatë këtyre tre muajve do të shikoni më pak dëmtues dhe më pak dëmtime apo bezdisja nga ata.
Mbani mend se: “Pushimi i tyre nuk nënkupton zhdukjen e tyre”, pasi në Pranverë dëmtuesit kthehen përsëri dhe mund të jenë ata që “pushuan” gjatë dimrit apo të porsalindurit e tyre.
Merimangat psh do ti lëshojnë vezët e tyre para se të nisin gjumin dimëror, ku gjatë asaj kohe ato dhe mund të ngrijnë deri në vdekje. Vezët të cilat do ti mbijetojnë Dimrit do të çelin përsëri në Pranverë.
Vjeshta mund të nxitë disa dëmtues të strehohen në ambientin e shtëpisë apo punës suaj edhe pse i ftohti nuk ka mbëritur ende për gjumin e tyre dimëror ata kanë nevojë për pak më shumë ngrohtësi që ambientet tuaja ja sigurojnë më së miri. Dëmtues të tillë mund të jenë minjtë, buburecat, grerëzat, merimangat, etj.

Si t'i ndalojmë dëmtuesit në vjeshtë?

Ka pak gjëra që mund të beni vetë, përveç rasteve kur një kompani e specializuar që meret me këtë shërbim.
Pavarësisht se është ftohtë apo ngrohtë dëmtuesit do të kërkojnë fillimisht për ushqim.
Pastrimi i duhur i ambienteve tuaja është hapi i parë për ti privuar dëmtuesit nga ushqimi
Kontrolloni hapësirat e ambienteve tuaja në të cilat mund të jetojnë dëmtuesit, duke larguar të gjitha mjetet e panevojshme si psh kutitë e kartonit pasi mund të mbushen me merimanga, vendosni rrjeta në dritare, etj.
Sprucimi iambienteve tuaja, ku duhet të keni parasysh se:
1. nëse keni shtëpinë tuaj keni më shumë dorë të lirë, por gjithmonë duke ndjekur udhëzimet e solucioneve përkatëse.
2. nëse keni një biznes është më mirë që të punësoni një specialist pasi ju nuk rrezikoni vetëm jetën e familjarëve tuaj, por stafin dhe konsumatorët.
Nëse edhe mbas këtyre masave ju vazhdoni të keni probleme me dëmtuesit, telefonini një kompani të specializuar si për shërbimet në shtëpi dhe në biznes.
Grifin i përmbush më së miri këto kërkesa.

KOMENTE