Nëse ke lëkurë të thatë e prirur për puçrra, t'i trajtosh ato me ilaçe tradicionale të blera në dyqane mund të ta transportojnë fytyrën në shkretëtire shumë më shpejt se sa do arrije vet me aeroplan.
Fatmirësisht, tharja e një puçrre nuk është e vetmja mënyrë e largimit. Me mjaltin antibakterial dhe njomëzues, të bardhë të vezës shtrëngues të poreve dhe të verdhën e vezës eksofiluese, kjo maskë fytyre do sigurojë që lëkura juaj të mbetet e njomë gjersa të largohen puçrrat me rrënjë. E verdha e vezës me yndyrën e saj, kolesterinën dhe retinolin është gjithashtu i mirë për zvogëlimin e shenjave të akneve duke e bërë këtë ideale për lëkurë pas puçrrave.
Përbërësit:
1 vezë + 1 lugë me mjaltë natyral
Hapat:
1. Rreh vezën komplet dhe më pas i hedh mjaltin.
2. Përdor një furçë të butë që të aplikosh një shtresë të hollë të kësaj përzierje në fytyrë, qafë dhe pjesën e sipërme të gjoksit, duke shmangur pjesën rreth syve.
3. Lëre të thahet për 20 minuta që t'i shtrëngojë poret, tonifikojë lëkurën dhe vrasë bakteret pa tharë lëkurën tuaj.
4. Shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe thaje me peshqir.