English

Piramidat Ilire në Bosnjë, bombë për opinionin botëror

Piramidat janë ndërtuar nga civilizim ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi . Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve.

Historia nuk mbulohet dot nga dheu, drunjtë apo gënjeshtrat. Piramidat e zbuluara në Bonjë, të cilat për shekuj me radhë mbaheshin sekretë nga shërbimet jugosllave dëshmojnë se ilirët janë civilizimi më i lashtë në botë.

Piramida e Diellit, Hënës dhe e Muajit të zbuluara në vitin 2006 nga arkeologu dhe historiani bosnjako-amerikan, Sam Semir Osmanagiq, në qytetin Visoko, 20 km në veriperëndim të Sarajevës, janë zbulimi i që ka tronditur arkeologët, gjeologët dhe shkencëtarët e të gjithë globit.

“Piramidat janë ndërtuar nga civilizim ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi . Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Në materialin e ndërtuar nga tullat gjigante të cilat peshojnë deri në 5 tonë është gjetur një material i lashtë rreth 40 mijë vjet”, thekson Osmanagiq.

Sipas tij piramidat në fjalë janë piramidat më të larta dhe më të lashta se sa ato të Egjiptit. “Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”, shprehet zbuluesi i saj, dr. Semir Osmanagiq,

Në rrafshin mbi piramidë, në një radius katër metrash e gjysmë, është matur rrezatimi elektromagnetik 28 killohercash, një dukuri e panatyrshme dhe njerëzimi ende nuk e shfrytëzon në teknologji, njofton agjencia e lajmeve INA.

Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

“Shumë nga vizitorët besimtarë thonë se ndihen sikur fluturojnë kur ndodhen në maje. Po ashtu edhe në tunelet që ndodhen nën piramidë janë shënuar jone negative. Bëhet fjalë për ndërtime që i ka bërë dora e qenies inteligjente duke shfrytëzuar materialet e natyrës. Të gjitha testimet kanë treguar se ato materiale janë të vjetra rreth 38 mijë vjet”, pohon Osmanagiqi.

Nga këto të dhëna dhe dëshmi patjetër se duhet të kërkohet ndryshimi i librave të historisë. “Në kemi analizuar në gjashtë institute për materiale të cilët kanë konstatuar se ky është një material artificial tre herë më cilësor se ai i shekullit 21. Ku e gjetën materialin ta ndërtojmë një piramidë kaq të madhe”, pyet ai .

Edhe arkeologu, Philip Copens thotë se piramidat ilire në Bosnjë janë më të lashtat në botë dhe materiali i tyre është shumë specifik. “Ku ne filluam të analizojmë piramidat e Bosnjës konstatuan se jo vetëm që bëhet për piramidat më të më mëdha në botë dhe më të lashta, por edhe për materialin me të cilin ato janë ndërtuar. Ai është shumë specifik. Por, megjithatë shkencëtarët e çuditshëm vazhdojnë ta mohojnë ekzistencë e piramidave të Bosnjës”, thekson ai.

Copens pyet: Por pse a fshihet diçka pas këtyre kodrave që qeveria dëshiron ta mbaj sekretë ashtu sikur piramidat e Kinës.

Ndërkaq, historiani, Brien Foerster thotë se, nga këto piramida konstatohet se njerëzit janë një civilizim shumë më i lashtë se sa që kemi menduar.

“Duket që ne kemi qene të kushtëzuar nga librat e shenjtë si Kurani dhe Bibla dhe që nga tregojnë se sa të lashtë jemi . Por shumë traditat e kulturave njerëzore na dëshmojnë ne se jemi shumë më të lashtë se sa beson shkenca e Perëndimit. Shkenca konvencionale është pothuajse një sistem i mbyllur dhe çdo sistem që ne nuk dëshirojmë ta besojmë e sulmojnë ose refuzojmë dhe kjo quhet arkeologjia e ndaluar”, thotë ai.

Botuesi i “The Legendari Times Magazin”, Giorgio A. Tsoukalos thotë se, ajo çfarë shohim ne dhe që mund ta eksplorojmë na jep fakte se këto vende janë ndërtuar nga dora e njeriut.

“Kështu që çfarë të themi rreth sekretit lidhur me piramidat e Bosnjës. Nëse piramidat e Bosnjë janë ndërtuar nga dora e njeriut atëherë e gjithë historia e Bosnjë do të përmbyset. Për shkak se shtrohet pyetja kush ishin ndërtuesit dhe kush ishin mësuesit e tyre”, shprehet ai.

Ndërtimet misterioze në Bosnjë e Hercegovinë, me gjithë faktet dhe karakteristikat e shumta materiale, që çojnë në lidhjet me piramidat egjiptiane, për 8 vite me radhë po mohohen nga institucionet shtetërore dhe shkencore në Bosnjë.

Bojkoti, thotë Seemir Osmanagiqi, do të zgjasë shumë kohë, por objektet kontroverse do të ndryshojnë pohimet në librat e historisë.

KOMENTE