Lidhur me lajmin e publikuar nё disa media online, mbi mospraninё e punonjёsve tё policisё tek dera e banesёs sё ish-Guvernatorit tё Bankёs sё Shqipёrisё:
Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se Gjykata e Apelit Tiranё nё vendimin e ditёs sё djeshme ka caktuar pёr tё dyshuarin masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”. Nё zbatim tё detyrave tё pёrcaktuara nё aktet ligjore, përkatësisht nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, Policia e Shtetit ka marrё masa pёr kontrollimin e respektimit tё urdhrit tё dhёnё nga Gjykata ndaj tё dyshuarit dhe nisur nga rёndёsia e rastit po e monitoron me kujdes.
Sipas akteve normative nё fuqi, nuk ёshtё detyrim ligjor i Policisё sё Shtetit tё vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata vendos masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”.
Nё rast se nga shёrbimet e policisё do tё konstatohet se i dyshuari nuk ka respektuar masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi” do tё kryhen veprimet procedurale dhe do i referohen materialet Prokurorisё.