Mishi i huaj në hundë, apo siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore polipoza nazale është një nga problemet më të shpeshta që haset nga mjekët e shërbimit të Otorino-laringologjisë.
Polipet nazale rezultojnë nga inflamacioni kronik për shkak të astmës, infeksioneve të përsëritura, alergjisë, ndjeshmërisë nga medikamentet apo disa çrregullime të imunitetit.
Polypet nazale të vogla nuk mund të shkaktojnë simptoma. Polipet më të mëdha ose shtimi i tyre në numër mund të bllokojnë kalueshmërinë e hundës ose të çojë në probleme të frymëmarrjes, humbjen e sensit të të nuhaturit, dhe infeksione të shpeshta.
Shenjat e zakonshme dhe simptomat e sinusitit kronik me polype të hundës përfshijnë:
• Rrjedhje të shpeshta të lëngëshme nga hundët
• Ndjenjë rëndimi në kokë
• Rrjedhje të lëngëshme postnazale
• Ulje e ndjeshmërisë në nuhatje dhe në shije
• Dhimbje të fytyrës apo dhimbje koke
• Dhimbje në dhëmbët e sipërm
• Ndjenjë e presionit mbi ballë
• Gërhitje
• Kruarje të syve
Polypet nazale mund të shkaktojë komplikacione, sepse ata bllokojnë marrjen e frymës në mënyrë normale, që është me anë të hundës, po ashtu dhe të rrjedhjes së sekrecioneve, dhe gjithashtu bëhen shkak për inflamacionin kronik të sinuseve (sinuzitit). Komplikime të mundshme përfshijnë:
• Apnea e gjumit. Në këtë gjendje potencialisht serioze, shpesh ndodh mungesa e marrjes së frymës në kohën e gjumit..
• Astma bronkiale. Rhinosinusitet kronike mund të shkaktojnë kriza të astmës bronkiale.
• Infeksionet e sinuseve. Polypet e hundës mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj infeksioneve sinusale (sinusitet) që përsëriten shpesh, ose bëhen kronike.
• Përhapjen e infeksionit në sy. Nëse një infeksion përhapet në sy , ai mund të shkaktojë ënjtje apo fryrje syri, pamundësinë për të lëvizur sytë, shikim të reduktuar, apo edhe verbëri, që mund të bëhet e përhershme.
• Meningjiti. Infeksioni mund të përhapet në membranat dhe lëngjet që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.
Rritja dhe zhvillimi i mishit në hundë mund të bëhet shkak i ndryshimeve të personalitetit, mund ta bëjnë pacientin më agresiv, dhe, nëse është fëmijë që i përket moshës shkollore, ka probleme duke mos qenë i përqëndruar dhe mund të ketë probleme në mësime.
Për mjekët, disa nga rastet janë të trajtueshme me medikamente të/ose të parrezikshme, por, në disa raste, pacientët e kanë të detyruar t’i nënshtrohen operacionit, si për mishin e huaj ashtu edhe për bajamet..
Polipet nazale kanë prirje të përsëriten pavarësisht heqjes radikale me anë të kirurgjisë endoskopike funksionale.
Deri tani heqja kirurgjikale e polipeve nazale ka patur një pengesë të madhe. Polipet priren të përsëriten pavarësisht ekscizionit radikal dhe kontrollit dhe mjekimit intensiv post-operator.
Është propozuar një teknikë e re për menaxhimin kirurgjikal të polipeve nazale rezistente ndaj trajtimit, e cila quhet dermoplastika nazale e fovea ethmoidalis dhe lamina papyracea. Rezultatet paraprake tregojnë prevalencë të lartë të “pranimit” të transplantit, si dhe rezistencë të fortë ndaj riformimit të polipit në zonat e transplantuara.
Dr. Ioannis Soulis sjell nje teknike te re tek Poliklinika Gjermane.