Banorët e luginës Hundëza në Azi, tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve, sepse ata jetojnë deri në 120 vjet dhe pothuajse nuk plaken. Megjithatë, edhe pse thonë se ky është një mit, një numër i studiuesve shkuan në këtë luginë që të binden se pse kjo popullsi është shumë e shëndetshme.
Para se aneksohen nga Pakistani në vitin 1947, ky popull jetonte në përputhje me autonominë e Mbretërisë së Himalajeve, nën flamurin britanik. Sot, i vendosur në veri të Pakistanit në kufi me Kinën, vendi është i rrethuar me masivin malor Hindukush, e në anën tjetër me Karakorumin. Ka rreth 87 mijë banorë, shumica e të cilëve të besimit islam.
Për shumë vite ekzistonte besimi se jetëgjatësia dhe vitaliteti varet nga gjenet. Por, teoria e re ka treguar se faktorët e ambientit kanë ndikim më të madh. Ndërsa, një prej karakteristikave kryesore për jetë të gjatë është buzëqeshje konstante. Këtë e vërtetojnë këta.
Shkencëtarët kanë theksuar veçanërisht se ushqimi i bazuar te origjina bimore, mënyra e jetesës të thjeshtë dhe rritja e aktivitetit fizik janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Edhe pse duket e thjeshtë, në botën moderne kjo mënyrë e jetesës dhe këta faktorë shpesh mungojnë.
Dy kardiologë të famshëm amerikanë vizituan luginën Hundëza më 1964 dhe studimin e tyre e botuan në revistën Heart Journalist, ndërsa artikulli i tyre quhej: “Analizë e shkurtë e zemrës së hundëzit të vjetër”, ku ata dhanë rezultatet e testeve të 25 personave të moshës 92-110 vjeçare.
Hulumtimet kanë treguar se të gjitha subjektet janë të shëndetshme, me tension normal të gjakut, lartësi normale të kolesterolit dhe funksionim të duhur të zemrës. Ata kanë regjistruar se populli i Hundëzës ka regjim shumë të thjeshtë të ushqimit të bazuar në fruta, arra, bishtaja dhe drithëra. Gjithashtu, kanë vetëm dy vakte në ditë, mëngjes dhe drekë, ndërsa darkën shpesh e mënjanojnë.
Ata kanë konfirmuar faktin se banorët e kësaj lugine nuk kanë kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe diabet, si dhe një tjetër fakt interesant se këta njerëz nuk vuajnë nga plakja e parakohshme.
Kur është fjala për ushqimin, kryesisht hanë mel, elb, grurë, hikërr dhe fruta, derisa perimet trajtohen termikisht. Nuk përdorin sheqer, shumë rrallë konsumojnë qumësht dhe vezë, e edhe pse ata nuk janë vegjetarianë ushqimet me origjinë shtazore konsumohen pak, kryesisht për festa dhe atë vetëm pula.
Kjo dietë ka rëndësi vendimtare në aktivitetin fizik. Për shkak të zonës karakteristike gjeografike në të cilën janë vendosur, ata janë të detyruar çdo ditë të ecin 20 kilometra në ditë, si dhe janë mësuar me punën e rëndë bujqësore.
Natyrisht, ata nuk janë kursyer nga të gjitha sëmundjet. Shpesh vuajnë nga bakteret apo viruset, si malaria apo dizenteria, por megjithatë janë më të shëndetshmit në botë.
Çështja është se sa do të mbijetojnë ata, meqë dihet se kohëve të fundit është shënuar rritja e konsumit të ushqimit të konservuar dhe sheqerit të bardhë?