Vetëm me votat e mazhorancës, Parlamenti ka votuar sot shkarkimin e guvernatorit Fullani dhe inspektoren e Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi u shkarkua me 76 vota pro, 1 kunder dhe 1 abstenim.
Kryeministri Rama është larguar menjëherë nga salla pas mbarimit të fjalimit të tij gje që sjell qartë mos marrjen pjesë në votim.
72 vota pro dhe 6 kundër ishin për shkarkimin e Fullanit. 5 vota kundër shkarkimit të Fullanit ishin nga të majtët dhe 1 nga PDIU-ja.
Gjithashtu gjatë kësaj seance plenare u miratua dhe shkarkimi i Golemit me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Fullani shkarkohet edhe nga posti i anetarit dhe kreut të Keshillit Mbikeqyres të institucionit më të larte financiar ne vend.