English

Miratohet ligji i ri për të drejtën e informimit

Sot, parlamenti miratoi ligjin e ri për të drejtën e informimit. Për të përfituar nga lehtësitë e ligjit, njihuni me të. Të rejat që sjell ligji për qytetarët dhe detyrimet që lindin për punonjësit e administratës publike mund ti gjeni në fjalën time të mbajtur në Kuvend
Çfarë përfaqëson ky projektligj?

Deri më sot, e drejta për informim është rregulluar nga ligji nr 8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën për informimin për dokumentat zyrtare”. Duke qënë se ndryshimet e bëra në ligj janë të shumta, jo vetëm teknike, por edhe në përmbajtje, Këshilli i Ministrave solli një ligj të ri.

Pse u bë i nevojshëm një ligj i ri?

Projektligj synohet përmirësimi i mbrojtjes dhe i respektimit të të drejtës për informim, të parashikuar nga neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Praktika e zbatimit të tij kishte nxjerrë në pah nëj sërë problemesh lidhur me të drejtën për informim dhe mundësinë e çdo shtetasi për tu informuar në kohë, shpejt dhe në çdo institucion. Deri me sot, nuk ka pasur një raport të drejtë mes të drejtës për informim dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Shpesh, në emër të mbrojtjes së të dhënave personale kufizohej e drejta për informim, ose e kundërta, në emër të të së drejtës për informim, nuk bëhej mbrojtja e të dhenave përsonale.

Cilat janë disa nga risitë e ligjit?

Risitë që sjell projektligji “Për të drejtën e informimit”, në krahasim me ligjin që është aktualisht në fuqi (ligji nr. nr.8503, datë 30.6.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” i paraqesim si më poshtë vijon:

• Zgjerohet rrethi i autoriteteve publike që detyrohen të informojnë cdo person, shtetas të shqiptar, të huaj person pa shtetësi;
• Detyrimin për informim do ta ketë çdo organ administrativ në nivel vendor dhe qëndror, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe prokuroria;
• Shoqëritë tregëtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve dhe çdo person fizik dhe juridik që ushtron funksione publike detyrohen të informojnë publikun;
• Mbrojtja e së drejtës për informim që ka çdo qytetar, pa qenë nevoja të sqarojë motivet;
• Çdo autoritet publik detyrohet të përgatisë programin e transparencës së
tij për publikun
• Përcaktohen rregullat të përgatitjes, miratimit dhe rishikimit të programeve të transparencës;
• Rregullimi i njohjes me informacionin/dokumentin zyrtar publik;
• Lehtësohet rruga e marrjes së informacionit: ai mund të merret me postë, ose në rrugë elektronike; kërkesa mund të bëhet me shkrim dhe të dërgohet ose me postë, dorazi ose në rrugë elektronike;
• Krijimi nga autoriteti publik i një regjistri të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre;
• Parashikimi i kufizimit të së drejtës për informim përcaktohen shprehimisht në ligj;
• Shkurtohen afatet e marrjes së një informacioni pranë një autoriteti publik;
• Shmangen sorollatjet e shtetasve për të marrë informacion. Porjektligji parashikon se shtetasin mund të marrë një informacion ose të institucioni që e prodhon, por edhe të nje institcuion që e mban atë, pavarësisht se e ka prodhuar ai apo një autoritet tjetër
• Çdo autoritet bën publik në faqen e internetit, në zyrat e pritjes së publikur rregjistrin e kërkesave dhe informacioneve të marra;
• Dhënia e informacionit është falas. Personi mund të paguajë vetëm një tarifë që është kostoja e riprodhimit të informacionit dhe e dërgimit të tij.
• Personat që përfitojnë nga ndihma juridike përfitojnë informacione falas sipas rregullave që do të përcaktohen me akte nënligjore;
• Krijimi i një figure të re në administratën publike, siç është koodinatori për të drejtën e informimit dhe parashikimi i kompetencave të tij;
• Parashikimi i shkeljeve dhe sanksioneve administrative në fushën e të drejtës për infomim;
• Rregullimi i kompetencave dhe procedurave për shqyrtimin e ankesave në rastet e cënimit të së drejtës për infomim.
• Krahas Avokatit të Popullit që ka për mision kushtetues monitorimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për informim, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të ketë në kompetencë ndjekjen e respektimit të së drejtës për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale
• Përcaktimi i kompetencave të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji nga organet e administratës publike, për hartimin e programeve të transparencës, për shqyrtimin e ankesave, si dhe për vendosjen e dënimeve administrative;
• Çdo shtetas që çmon se i janë shkelur të drejtat për inform, pra i është refuzuar informacioni ose ka kaluar afati i parashukuar nga ligji për dhënien e informacionit ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionierit për të Drejtën për Informim dhe në gjykata. Kur ka pësuar një dëm, ka të drejtë të kërkojë edhe dëmshpërbim
Projektligji është hartuar me konsulencën e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (SOROS).
Projektligji është dërguar nga ana e Komisionit për konsultim Avokatit të Popullit, Këshillit të Europës, OSBE, organizatave të të drejtave të njeriut.

KOMENTE