"Ne inteligjencen e femijeve ndikon zhvillimi i hershëm gjuhësor i tyre, dhe numri i fjalëve që fëmijët dëgjojnë kur janë të porsalindur, ose nga një deri ne dy vjec.
Fëmijët që dëgjojnë shumë të flitet në moshë të vogël, jo vetëm që arrijnë ta kuptojnë më mirë gjuhën dhe fjalët, por kanë më shumë gjasa të fillojnë të flasin më shpejt." - shpjegojne studiuesit.
Ne kete studim moren pjese disa familje, te cileve i'u vendos nje regjistrues per disa dite, per te matur numrin e fjaleve qe fliteshin ne prani te femijeve dhe fjalet qe u drejtoheshin atyre. Nga regjistrimet u pa se, disa femije degjonin 1000 fjalë në ditë, të tjera familje u drejtoheshin fëmijëve me më shumë se 10.000 fjalë çdo ditë dhe te tjera 15.000. Femijet qe degjonin me shume fjale ne dite, kishin folur me shpejt dhe tregonin zhvillim me te larte gjuhesor dhe llogjik, se femijet e tjere. Për më tepër, zhvillimi i hershëm gjuhësor u jep atyre një avantazh të madh kur fillojnë për herë të parë shkollën.