English

Bilisht zhvillohet "Kolona e Artit"

Për katër ditë radhazi në Bashkinë e Bilishtit u organizua kolonia e artit me 12 nxënës të shkollave të qytetit dhe 8 mysafirë të ardhur nga Komuna e Bërvenicës në Republikën e Maqedonisë. Kjo veprimtari u organizua në kuadrin e projektit “Ruajtja e trashëgimisë dhe shkëmbime kulturore midis Bilishtit dhe Bërvenicës.” Nxënësit treguan aftësitë e tyre në fushën e artit vizatimor dhe punimeve te dorës. Me punët më të mira do të organizohet një ekspozitë në qytetin e Bilishtit dhe prej këtu ajo do të paraqitet edhe për komunitetin e komunës në shtetin fqinj.

Veprimtaria u shërbeu të dy palëve për njohjen me njëri-tjetrin, shkëmbimin e përvojës dhe njohjen e mysafirëve me kulturën e Devollit, Korçës e Pogradecit në mënyrën e jetesës, në folklore dhe kulinari si dhe me vizita në disa nga pikat turistike të rajonit.

KOMENTE