English

Ristani: Rama, shkarkime në drejtësi me deputetë të dënuar nga drejtësia

Deklaratë e deputetit Arben Ristani

Edi Rama ka thirrur në ndihmë deputetin Arben Ndoka për të reformuar drejtësinë.

I dënuari për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për rrëmbim personi, është në krye të firmëtarëve që kërkojnë shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së.

Nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama kërkon kapjen e drejtësisë.

Firma e deputetit me precedent penal, e provuar botërisht me dokumeta, tregon qëllimin e vërtetë të Edi Ramës, që shkon në fakt përtej kapjes së institucionit.

Me Arben Ndokën si nismëtar, por dhe me deputetë të tjerë me precedent penalë, Edi Rama në fakt kriminalizon drejtësinë, dhe e kthen atë në shërbim të interesave vetiake. Edi Rama i ka dhënë shansin e jetës deputetit të të tij të dënuar për vepra të rënda penale.

I dënuari nga drejtësia, ka sot rastin të hakmerret ndaj drejtësisë që e dërgoi në burg, por ka edhe rastin të kërcënojë drejtësinë që e ka marë përsëri të pandehur.

Të guxojë drejtësia ta dënojë përsëri sot, sepse ai i shkarkon nesër

Arben Ndoka, por dhe deputetë të tjerë me precedent penalë, thonë se anëtarët e KLD-së, nuk mishërojnë vullnetin dhe besimin e tyre, ndaj duhet të largohen. Kjo është vajmedet për vendin tonë.

Ky skandal është këmbana e alarmit për tatëpjetën që po merrr drejtësia në vend.

Aleanca e Ramës me krimin nuk kursen më asgjë, dhe këtë e bën faqe të gjithëve, para syve të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë.

KOMENTE