English

Štefan Füle për herë të fundit në Shqipëri

Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Stefan Fule viziton Tiranën të hënën për të bashkëdrejtuar me Kryeministrin Edi Rama raundin e 4 të Dialogut të Nivelit të Lartë për prioritetet kyçe, që nisi Nëntorin e vitit të kaluar, "me qëllim intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat kyçe me mbështetjen e Komisionit Europian", kujton zëdhënësi Peter Stano.

Në fund të muajit tetor, posti i Komisionerit për Zgjerim do të shkrihet, ndaj dhe vizita e Fyles ditën e hënë, pritet të jetë e fundit e tij në këtë post.

Stefan Fyle i ka ndjekur me mjaft interes zhvillimet në Shqipëri dhe reformat e saj në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Ai ishte ndër të parët që vlerësoi dhënien e statusit për Shqipërinë, duke thënë se vendimi u mor në bazë të progresit të vendit.

“Progresi ka qenë konkret. Ky është gjithashtu një inkurajim për ta përgatitur Shqipërinë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit”, tha Fyle për marrjen e statusit.

Ky raund shënon takimin e parë që prej marrjes së statusit kandidat dhe mbahet pak ditë para finalizimit të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në gjysmën e parë të Tetorit", konfirmon Stano.

KOMENTE