English

Farat e lulediellit, reduktues i oreksit, të pasura me vitamina dhe minerale

Farat e lulediellit janë të njohura për efektin e tyre reduktues të oreksit. Nëse ushqimit të mëngjesit dot’i shtoni edhe fara luledielli, organizmi përveçse vlerave mjaft të mëdha ushqyese, do të ndihet i ngopur për një kohë të gjatë.
Ja cilat janë edhe vlerat e tjera të farave të lulediellit:
Farat e lulediellit përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët.
Farat janë një produkt i pasur me vitamina dhe yndyrna. Ato janë një burim i vitaminave që ndihmojnë për të luftuar plakjen dhe për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak.

Fara përmban deri në 1/4 e proteinave ushqyese, të cilat janë plotësisht të përshtatshme për nevojat e organizmit. Përveç këtyre ajo përmban lipide, karbohidrate, vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për të bërë një vakt të plotë.

Edhe kur piqen farat e lulediellit ruajnë në brendësi disa minerale të caktuara (jod, hekur, magnez) të nevojshme për funksionimin e qëndrueshëm të zemrës, enëve të gjakut dhe pastrimit të toksinave. Gjatë dimrit duke ngrënë një herë në javë një grusht me fara luledielli të pjekura, ju merrni një sasi të mirë me vitamina dhe minerale. Për më tepër, për shkak të përmbajtjes së tyre me vitaminë B6 dhe acidit folik, farat janë të dobishme gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe çrregullimeve të humorit.

Ato janë gjithashtu një qetësues i shkëlqyer dhe një antidepresant. Nga ana tjetër, farat ndihmojnë në luftën kundër thonjve të brishtë dhe flokëve të yndyrshme. Ekstraktet dhe pjesët e farave të lulediellit janë përdorur në kozmetikë, të tilla si maska, skrub dhe kremra ushqyese për trupin dhe flokët.

KOMENTE