Në rrjedhën e grabitjeve në kryeqytet të cilat deaktivizohen për ca kohë dhe riaktivizohen përsëri, këtë radhë në shënjestër ka qenë shtëpia e analistit dhe publicistit Fatos Lubonja.
Ndërsa Fatos Lubonja ndodhet në Itali shtëpia e tij që ndodhet pas “Muzeut Kombëtar”, ka pritur "mysafirët" e natës të cilët kanë vjedhur disa sende me vlerë si dhe dy orë dore.
Ngjarja u denoncua nga fqinja e Lubonjës, e cila sapo konstatoi disa sjellje të dyshimta mbi vjedhjen, iu drejtua komisariatit numër 3 në kryeqytet. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët e grabitjes.