English

Fyle: Beteja politike në rrugë, nuk e ndihmon vendin për ecur në rrugën e integrimit

Kryeministri Rama së bashku Komisionerin për Zgjerim në largim Stefan Fyle, pas përfundimit të takimit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp para gazetarëve.

"Të dalësh nga Parlamenti dhe beteja politike të bëhet në rrugë, kjo nuk e ndihmon vendin për ecur në rrugën e integrimit dhe për të realizuar ambicjen e shqiptarëve për t'u integruar në Bashkimin Evropian.Ju përgëzoj për faktin se janë ngritur grupet e përbashkëta të punës. I bëj thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë" tha Fyle.

Në lidhje me pretendimet e opozitës për të mos marrë pjesë në Kuvend, Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye, pasi Partia Socialiste e ka dënuar një veprim të tillë dhe dy deputetët e akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj deputetit demokrat do të mbrohen vetë në gjyq.

Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë e maxhorancës për t'iu përgjigjur cdo pretendimi të opozitës, me qëllim kthimin e saj në Kuvend.

"Jemi të gatshëm të votojmë për ngritjen e çdo komisioni hetimor", theksoi Rama.

Kryeministri Rama, duke falënderuar komisionerin, me nota humori ka deklaruar se për t’u pëlqyer nga të dyja forcat politike duhet të jesh Papa Françesku ose kancelarja e Gjermanisë.

KOMENTE