Ajo është ende 12 vjeç por karriera e saj ka nisur me sukses. Gledis Osmani është një vajzë e panjohur në Shqipëri, por me talentin e saj ka magjepsur agjentët që kërkojnë yje të rinj në Hollivud. Gledis ia ka dalë të jetë më e mira duke u përzgjedhur mes qindra fëmijeve të tjerë për të luajtur në një prej serialeve më të ndjekur në Britaninë e Madhe, “EastEnder”. Gledis u përzgjodh nga 5 agjentë të Hollivudit dhe një britanik si një ndër talentet më premtuese në kinematografi. Në janar të këtij viti Gledis së bashku me familjen e saj u bë pjesë e një trajnimi 10 ditor në Hollivud, ku iu kërkua të vazhdonte aty karrierën e saj, por prindërit e saj Valbona dhe Arturi vendosën të ktheheshin në Angli, pasi shpërngulja në Hollivud do të ishte e vështirë për të gjithë familjen. Megjithatë ky kthim duket se nuk do të ndikojë në karrieën e saponisur të Gledis, pasi ajo falë serialit ku luan në një ndër rolet kryesore po kthehet në fenomen në Britani për talentin e saj. Gledis ka zënë faqet kryesore të disa revistave në Britani, si në të përjavshmen “InsideSoap”.
Kush është 12 vjeçarja Gledis Osmani
Gledisa Osmani ka lindur në Angli dhe prindërit e saj janë shqiptarë, Valbona dhe Artur. Ajo që dimë është se Gledisa nuk është e vetmja e famshme dhe e talentuar e familjes Osmani. Tezja e saj, Albana Osmani është një ndër prezantueset e njohura të Top-Channel. Albana shpesh ka postuar foto të mbesave dhe të nipërve, por deri tani nuk e dinim që mbesa e saj do ia kalonte tezes duke e nisur karrierën nga Hollivudi dhe një vend si Britania, i cili duket se së fundmi po pushtohet nga talentet me origjinë nga Shqipëria.
Ne kemi mundur të mësojmë edhe pak më shumë mbi karakterin e Gledisës, përveç talentit të saj, i cili tashmë duhet vetëm të menaxhohet për të arritur majat. Kur u përzgjodh për të luajtur filmin, Gledisës agjentët i kërkuan me miratimin e familjes që të mbante një mbiemër më artistik. Për këtë iu kërkua që të ndryshonte mbiemrin dhe nga Osmani të mbante atë të babait të vet, pra Gledis Arthur. Por kokëfortësia e adoleshentes ka dorëzuar përpjekjet si të agjentit ashtu edhe të prindërve të saj dhe ka vendosur të mbajë mbiemrin Osmani. Pas kësaj agjenti mësohet se ka thënë “ kjo vajzë do të ngjitet shumë lart artistikisht” duke u impresionuar nga vendosmëria e saj.
Tashmë vecc Rita Orës e sigurtë është se një shqiptare tjetër po bëhet një yll në Britani, por kësaj here në një fushë ku shumë pak shqiptarë kanë mundur depërtojnë e të jenë ndër më të mirët, pikërisht në atë të kinematografisë.