English

Kallëzim penal për 6 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ditët e fundit, ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit Fier për 6 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale "shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kallëzimi u krye pas një auditimi në lidhje me zbatimin e Legjislacionit tatimor për sa i takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së në këtë Drejtori Rajonale, në të cilin rezultoi se gjatë periudhës maj - qershor 2013 është kryer rimbursim i paligjshëm për disa subjekte, ndër to edhe subjekte të Lojërave të fatit, dhe në të cilin janë përfshirë ish-Drejtori Rajonal T. Allkushi, ish-Drejtori i kontrollit E.Allkaj, ish-Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimi A.Selimaj, ish-Përgjegjësja e Sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri.

KOMENTE