English

Trajtime me frutin tipik të stinës së Vjeshtës, për fytyrën duart flokët

Gështenja.

Ky frut nuk është i mrekullueshëm vetëm për ta shijuar të pjekur apo të zier, por ka edhe cilësi të jashtëzakonshme për lëkurën.

Ndoshta ju nuk e dini, por gështenja përdoret gjerësisht në fushën e kozmetikës, dhe trajtimet SPA në shumë qendra bukurie dhe estetike në botë.

Falë kripërave Minerale dhe cilësive të tyre ushqyese, gështenjat kanë aftësinë të tonifikojnë dhe rigjallërojnë lëkurën shkruan Bimë mjekësore.

1. Maskë për fytyrë të yndyrshme:

Përbërësit:
3 gështenja të ziera
2 lugë lëng portokalli
kos natyral

Përzieji mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.


2. Maskë për fytyrë normale:

Përbërësit:
3 gështenja të ziera
1 lugë me mjaltë natyral
pak qumësht

Përzieji mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.


3. Maskë për fytyrë të thatë:

Përbërësit:
3 gështenja të ziera
1 lugë me vaj suzami
pak qumësht

Përzieji mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.


4. Maskë e përshtatshme për çdo lloj lëkure. Hidratuese dhe rigjeneruese.

Përbërësit:
20 gështenja të ziera
1 lugë kafeje me mjaltë natyral
1 lugë kafeje me vaj bajamesh
1 lugë kafeje me lëng portokalli

Përzieji mirë në frulator derisa të bëhet një masë kremoze homogjene. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 25 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët pastaj të ftohtë.



5. Maskë për duart


Përbërësit:
15 gështenja të ziera
1 lugë gjelle me mjaltë natyral
Lëngu i një limoni të plotë

Përzieji mirë derisa të përftohet një masë kremoze. Lyej duart me të dhe mbaje 20 minuta. Shpëlaji me ujë të vakët, pastaj të ftohtë.



6. Maskë për të rigjeneruar flokët nga ndryshimi i stinës. Gështenjat janë shumë të dobishme për flokët e sfibruar, të thatë dhe të dëmtuar.

Përbërësit
20 gështenja të ziera
1 filxhan (kafeje) me vaj Sinapi
1 avokado

Përzieji mirë derisa të përftohet një masë kremoze e cila mund të përhapet lehtësisht në flokët tuaj. Shpërndajeni me kujdes nga rrënja deri tek majat. Mbajeni për 2 orë këtë maskë duke e mbështjellë kokën me një peshqir të ngrohtë. Lajini me një shampo delikate.

KOMENTE