English

20 - vjeçari vret me pistoletë pronarin

Para e marë borxh dhe mos kthimi i borxhit ka çuar në konflikt me përfundim vrasjen.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër te tregu i shumicës së fruta – perimeve, ku mbeti i ekzekutuar me armë zjarri pistoletë TT, shtetasi Dede Gjakaj 50 vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe dhe banues në Shkodër.


Vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes viktimës dhe autorit 20-vjeçar, Ilir Hoxha, i cili ka qënë punëtor tek pika e tregtimit të Xjakaj, por ky i fundit e kishte pushuar nga puna.

Rreth orës 07.30 të mëngjesit të kësaj të diele, 20-vjeçari Hoxha i ishte drejtuar dyqanit të ish-pronarit të tij duke i kërkuar paratë që ai pretendonte se i kishte borxh, pas pushimit nga puna.

Por viktima e ka mohuar një fakt të tillë përballë të riut, duke i thënë se nuk i kishte asnjë qindarkë borxh dhe se mes tyre ishte likujduar çdo gjë. Në debat e sipër nga agravimi i situatës deri në fyerje të rënda, 20-vjeçari nuk ka vonuar të nxjerrë pistoletën duke qëlluar 50-vjeçarin, e duke e lënë të vdekur në vend.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ndërsa Ilir Hoxha u arrestua në banesën e tij, nga ku mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu.

KOMENTE