English

Duka: Asnjë kusht nga federata serbe. Nuk mund të ndalojmë askend të ndjekë kombëtaren(VIDEO)

“Nuk do të pranojmë asnjë kusht nga federata serbe “ këto kanë qënë fjalët e presidentit të federatës shqiptare të futbollit Armando Duka. Kreu i institucioni më të lartë të futbollit në vend gjatë produksionit të përjavshëm sportiv në Rtv Ora news “Ora Skaner” bëri të qartë se biletat do ti shpërndahen të gjithëve pasi shqiptarë ka kudo nëpër Europë dhe nuk mund ti ndalosh të shikojnë kombëtaren e tyre. Në këtë mënyrë merr fund edhe polemika e fundit pse më saktë provokimi i fundit i federatës serbe që i kish bërë thirrje homologes së saj shqiptare të shpërndante bileta vetëm për ata që zotëronin pasaportë shqiptare
” Nuk do të pranojmë asnjë kusht nga federata serbe e futbollit. Si fillim nuk kemi infrastrukturën e duhur, e më pas dihet që shqiptarë ka kudo nëpër Europe dhe ne nuk mund të ndalojmë askend të ndjekë kombëtaren ”
Presidenti i federatës shqiptare nuk mund të linte pa përmendur dy impenjimet e radhës që përfaqësuesja jonë ka ndaj Danimarkës dhe Serbisë duke patur një mendim ndryshe nga shumica
” Jam shumë më i kënaqur me 2 pikë në takimet e radhës se sa me 3. ”
Kujtojmë që tifo grupi kryesor i përfaqqësues sone ‘Tifozat kuqezi’ para disa ditësh deklaruan se nëse nuk do të ketë tifozë nga Kosova atëherë edhe ata do ta bojkotonin transfertën e Beogradit, por tanimë nga vetë fjalët e presidentit u konfirmua që në Serbi do të shkojnë mbështetës të kombëtares nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.
2165

KOMENTE