Sot në qytetin e Lezhës, ku një tren ka përplasur fort një automjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten nga ku mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar.
Automjeti është shkatërruar plotësisht, pasi përplasja raportohet të ketë qenë tepër e fuqishme, pasi treni ishte me shpejtësi.
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.