English

"Piramida" në Shqipëri do t'i ndryshohet faqja nga projekti kinez

Projekti i dy arkitektëve kinezë, Seven Xin Chen dhe Nanji Xino, është përzgjedhur fitues për ristrukturimin e “Piramidës” në kryeqytet.

Projekti i Chen është përzgjedhur mes dhjetëra materialeve të paraqitura nga arkitektë dhe studentë të arkitekturës, jo vetëm brenda vendit.
Idetë për restaurimin e Piramidës u paraqitën në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”, organizuar nga Universiteti Polis dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, ku dhe sot u zhvillua në ambjentet e Piramidës edhe ceremonia e ndarjes së 5 çimeve fituese të konkursit të quajtur “Lost Architecture Competion”.

Sipas organizatorëve, konkursi nëpërmjet punimeve të paraqitura, propozonte një zgjidhje për një bashkëjetesë harmonike, e cila është ende për t’u gjetur, dhe në këtë garë morën pjesë arkitektë dhe studentë te arkitekturës jo vetëm nga vëndi, të cilët demostruan idetë dhe vizionet e tyre lidhur me Piramidën e Tiranës.

Të gjitha projektet e paraqitura pasi u shqyrtuan nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si Zv.Ministri Zef Çuni, apo edhe nga arkitektët me përvojë profesionale si Gëzim Paçarizi (arkitekt kosovaro-sziceran), Sotir Dhamo (administrator i Universiteti polis, arkitekt), Artan Raça (Petagog, arkitetkt) Loris Rossi (arkitekt talian) Ledian Bregasi (kryetari i Unionit të Arkitektëve) kaluan në fazën finale të vlerësimit, ku nga 40 punime të paraqitura fillimisht, numri i tyre u reduktua në 30, për të shpallur sot edhe 5 fituesit.

Besian Mehmeti nga Maqedonia është renditur si punimi i 5-të më i mirë,
shqiptarja Arsida Ajazi e renditur në vëndin e 4-t,
Julien Kornie dhe Benjamin Fowler nga Danimarka të renditur të 3-tët,
të 2-të Edorita Lezingorta dhe Sara Novaro nga Spanja,
punimi fitues të cilin e fitoi projekti i kinezëve Seven Xin Chen dhe Nanji Xino.

Sajmir Kristo, kuratori i ekspozitës i pyetur nga ATSH, lidhur me ekspozitën u shpreh se “përfytyrimi i sheshit të ri të Piramidës dhe vetë Piramidës ka filluar që në qershor, ku kemi pasur një pjesmarrje nga 35 shtete nga e giithë bota, si Kina, Japonia, India Gjermania etj, të cilët shfaqën interesin drejt konkursit, i cili ka një vlerë mjaft të madhe sepse tenton të nxjerri në pah vlerat e humbura të një hapësire siç është në rastin konkret Piramida”.
“3 Çmimet e para janë financuar nga ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qëndrën Ndërkombëtare Arbnori, dhe vëndi i tretë dhe ai i katërt vijnë si çmime nderi”, shprehet Kristo në fjalën e tij për ATSH-në duke shtuar se “me anën e këtij konkrusi stimuluam edhe arkitektët tanë, të cilët ju përgjigjën ftesës duke konkuruar në aktivitet.

KOMENTE