English

Fatos Hoxha: “Shoh çdo ditë e më qartë, vuaj çdo ditë e më shumë” . Berisha “vrau” Lulin

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, në një mesazh në Facebook, deklaron se risia e vetme e Këshillit Kuvendor të PD-së është që Berisha u hapi rrugë fëmijëve dhe dhëndrit për të hyrë në PD.

“Produkti i Kuvendit të PD-së po na serviret çdo natë nga analistët “e pavarur” si “Partia e Re” e Bashës dhe njerëzit kuptojnë çdo ditë e më shumë “Partinë e vjetër” të Berishës. Na thonë çdo natë “Këshilli Kombëtar më përfaqësues” në historinë e PD-së dhe gdhihen çdo ditë më të vetmuar se një ditë më parë. Përpiqem të kuptoj: Nëse përkthimi ekzaktësisht në të kundërt i mesazhit të lidershipit nga publiku dhe demokratët, të ketë lidhje me paaftësinë në komunikim të lidershipit dhe analistëve, me famën e keqe që kanë si njerëz jo fort të sinqertë e të besueshëm apo me faktin që sa hapin gojën, prapa tyre shfaqet hija e dhunshme e ish-kryetarit.

Sido që të jetë, do besoja se, sikur ish-kryetari të mërzitej nga lista e re e Këshillit Kombëtar, të shfaqej i inatosur e të distancohej prej saj, atëherë njerëzit nuk do kishin nevojë të dëgjonin “analistë” për të kuptuar se po lind një Parti e re. Por lideri e dogji dhe këtë shans . E “vrau” Lulin. Doli dhe tha: Lista më përfaqësuese në historinë e PD-së.

Pastaj u tregoi shqiptarëve se sa kishin vuajtur vajza, djali, mbesa dhe dhëndri nën thundrën e tij, se si ai, përdhunisht u kishte mohuar çdo ëndërr, ideal, ambicje dhe shpresë për t’u marrë me politikë. Shyqyr që erdhi kjo ditë dhe ATA po shpëtojnë nga tirania! Ditë e zezë kjo për Lulin dhe Partinë e tij të re. Shoh çdo ditë e më qartë, vuaj çdo ditë e më shumë”, shkruan ish-deputeti demokrat.

KOMENTE