English

Kanceri i mushkërive mund të mbetet i fjetur për më shumë se 20 vjet

Hulumtuesit mjekësorë kanë zbuluar se kanceri i mushkërive mund të mbetet i fjetur për më shumë se 20 vjet para se papritmas të kthehet në vdekjeprurës.

Ekspertët që kanë shkruar në revistën Science, thonë se kjo ndihmon të shpjegohet përse sëmundja është aq e vështirë për t’u trajtuar.

Studiuesit thonë, shkruan Zëri i Amerikës se ajo që ata e përshkruajnë si një defekt gjenetik, mund të kalojë pa u vënë re për vite, para se një tjetër difekt, papritur të shkaktojë rritjen e shpejtë të kancerit.

Hulumtuesit thonë se pirja e duhanit është shkaku kryesor i defektit fillestar.

Ata thonë se studimi mund t’i ndihmojë ata, të kuptojnë se si evolon kanceri i mushkërive.

Kanceri i mushkërive është forma më vdekjeprurëse në botë e sëmundjes. Mjekët thonë se shkalla e mbijetesës është "tmerrësisht e ulët."

KOMENTE