Projekti kinez lidhur me restaurimin e "Piramidës në Tiranë ka ngjallur debat në grupin e punës të cilët e kanë ndërtuar këtë vepër e cila mbart historinë e popullit tonë.
Jo vetëm arkitekti Artan Shkreli por edhe anëtari i grupit të punës për ndërtimin e Piramidës, Klemend Kolaneci, i ka thënë JO, projekt idesë kineze për transformimin e saj.
“Kjo është një gjë nuk realizohet. Në qoftë se sillemi kështu me çdo monument kulture, unë nuk e kuptoj pse i quajmë monumente kulture? Duhet të dimë të ruajmë vlerat që i takojnë popullit dhe jo individëve të caktuar. Për mua është një konkurs që vlerat e konkursit dhe projektet që pashë ishin shumë naive”, u shpreh Kolaneci. Për mua do të ishte një ide shumë e bukur që ti kthehej rinisë. Një objekt multifunksional ku mund të ketë bibliotekë, pjesë galerishë, ambientet nën tokë që mund të shfrytëzohen shumë mirë, pra të kthehet në një objekt i gjallë. Është një tentativë naive për tjetërsimtë historinë. Nuk bëhet kështu. Nuk tjetërsohet historia. Ne kemi të drejtë ta kuptojmë, të shkojmë në harmoni me kërkesat e kohës, por nuk mund ta tjetërsojmë. Kur kthehet në identitet sheshi “Nënë Tereza” dhe në të njëjtën kohë , paralelisht, Ministria e Kulturës që përfaqëson kulturën, 500 metra më tutje lejon të organizohen konkurse me këtë llogjikë, nuk ka kuptim. Unë nuk arrij të lidh mendimin në aspektin e llogjikës së përdorur.”