Ditën e djeshme, datë 12.10.2014, forcat e policisë së Qarkut të Fierit, kryen arrestimin e shtetasit Kelmend Goxhaj, 23 vjec, banues në lagjen “29 Marsi”, në Patos të Fierit.
Ndalimi i këtij personi u krye pasi gjykata e rrethit gjyqësor të Fierit, më datë 07.07.2014 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” si dhe për "Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit".