Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është rishfaqur në publik plot pas 40 ditësh duke i dhënë fund spekullimeve se ai po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Sipas medias koreano-jugore, Kim Jong-un vizitoi Institutin e Energjisë së Akademisë së Shkencave të sapondërtuar. Ajo që binte në sy ishte se "lideri i dashur" teksa ecte mbante edhe një bastun.
Pavarësisht se pamjet u publikuan ditën e martë ende nuk është e qartë se në cilën ditë është bërë vizita. Ndërsa të hënën, ambasadori i Koresë së Veriut në Britani tha se lideri i vendit ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Të mos dyshojë askush për këtë”, tha diplomati i vendit komunist për BBC, pavarësisht se lideri nuk shfaqej në publik që prej 3 shtatorit.