Sfida e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016″ do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.
Formacionet e mundshme:
Serbia (4-2-3-1) Stojkovic, Kolarov, Nastasic, Mitrovic dhe Ivanovic, Matic, Gudel, Markovic, Tadic dhe Tosic, Djordevic.
Shqipëria: (4-5-1) Berisha, Hysaj, Mavraj, Cana, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Lila, Lenjani, Balaj.
Si duket tekniku italian De Biazi do të luajë me të njejtin formacion si në ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës.
Pak orë para zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, futbollistët e kombëtares shqiptare kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të pirë një kafe dhe për të bërë një selfie.
Blindohet stadiumi i ndeshjes në Serbi
Forca të shumta policore nisën pak pas mesditës rrethimin e stadiumit të Partizanit, ndërkohë që në ndihmë të tyre janë vënë edhe kompani private të sigurisë.
Rreth 4 mijë efektivë të policisë serbe pritet të jenë brenda në stadium për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit, megjithëse në shkallët e stadiumit është paralajmëruar mungesa e tifozëve shqiptarë.
Në rrjetet sociale qarkullojnë së fundmi disa lajme që flasin për prezencën në stadium të rreth 100 tifozëve shqiptarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Për momentin gjithcka është në kuadrin e informacioneve të shpërndara nëpër internet që do të mësohen nëse kanë qenë të vërteta apo jo vetëm në momentin e nisjes së ndeshjes, ndërsa aktualisht në rrugët e Beogradit nuk lejohen flamujt kuqezi, masë e marrë nga autoritetet serbe për shmangjen e incidenteve.