Numri i njerëzve që zgjedhin të jenë vegjetarianë është rritur. Kjo për arsye si: problemeve me shëndetin, mirëqenien e kafshëve, ose për arsye fetare.
A është dieta vegjetariane një mënyrë për të mbrojtur mjedisin?
Qeveritë në mbarë botën përballen çdo ditë e më tepër me detyrën për të reduktuar emetimet e gazeve që shkaktojnë ngrohjen globale. Një ulje e konsiderueshme e ndikimeve do të jetë e mundur vetëm me një ndryshim thelbësor të dietës në mbarë botën, një ndryshim që ështe larg konsumit të produkteve shtazore
Dëmi ambiental që shkakton konsumi i mishit është më i madh se sa ishte parashikuar deri tani pasi pjesa më e madhe e gazrave sere të emetuara në atmosferë shkaktohet nga rritja e kafshëve nëpër fermat industriale dhe po bëhet po aq i dëmshem sa sektori i transportit.
Ndikimet nga bujqësia pritet të rriten ndjeshëm për shkak të rritjes së popullsisë, rritjes së konsumit të produkteve shtazore dhe një ndryshim diete ështe alternativa më e mirë për zvogëlimin e kostos dhe zbutjen e ngrohjes globale.
Një zhvendosje globale drejt një diete vegjetariane është jetike për të shpëtuar botën nga uria, varfëria e karburantit dhe ndikimet me pasoja katastrofike të ngrohjes globale.
Alida Ndreu
Instituti i Politikave Mjedisore (IEP)