English

Basha pret në takim Casinin, Kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian. z. Pier Ferdinando Casini është pritur në takim edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike.

Z. Basha i shprehu Presidentit Casini mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Italia, Senati italian dhe ai personalisht i kanë dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat, e në veçanti në projektin madhor të integrimit europian dhe anëtarësimit në NATO, ku Italia u shndërrua në avokate të Shqipërisë.

Basha ndahu me Presidentin Cazini shqetësimin se shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero çdo hapësirë demokratike për opozitën duke e detyruar atë të ndërpresë marrëdhënien me Kuvendin.

Megjithë thirrjet e përditshme të opozitës, mazhoranca jo vetëm që nuk ka reflektuar për kriminalizimin e Kuvendit dhe ngjarjet e papranueshme të dhunës ndaj deputeteve të opozitës të faktuara dhe me pamje filmike por kanë vijuar dhe intensifikuar fushatën e kapjes se institucioneve te pavarura, Shkollën e Magjistratures, gjykatat e vendit dhe së fundmi Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Përmes pseudo komisioneve hetimore mazhoranca ne shkelje te pavarësisë se pushteteve dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit propozon ndërprerjen e mandateve të dy antarëve të këtij institucioni.

Në këtë situatë të rëndë të demokracisë parlamentare, Partia Demokratike kërkon që shumica të reflektojë dhe të marrë përsipër duke dhënë garanci të plota politike të matshme edhe nga faktori ndërkombëtar se nuk do të përsëriten më në të ardhmen shkeljet e ligjit themelor të shtetit shqiptar dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese si dhe për të nisur një bashkëpunim shumicë-opozitë për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Parlament dhe strukturat shtetërore.

Beteja e përditshme e vendosur e opozitës në mbrojtje të demokracisë, bëri te ditur zoti Basha është dhe mbetet e vetmja mënyrë për ti vënë fre revanshit të kësaj mazhorance për zëvendësimin e demokracisë në Shqipëri me një regjim oligarkik.

Partia Demokratike tha zoti Basha është e vendosur në ruajtjen e standardeve demokratike që shqiptarët me aq mund kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve.

KOMENTE