Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, Sektori Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, gjatë orëve të pasdites së ditës së djeshme, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve si dhe filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për dy shtetas të tjerë, konkretisht:
U arrestouan në flagrancë shtetasit :
- Pëllumb Murati, 50 vjec, banues në fshatin Kusarth - Elbasan.
- Bashkim Prenci, 46 vjec, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i antikondrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
- V.T, 42 vjec, banues në Korçë, me detyrë doganier në Doganën Kapshticë.
- H.C, 45 vjec, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës turni në Doganën Kapshticë.
Arrestimi i shtetasit Pellumb Murati u krye pasi, ky shtetas ka kaluar në Piken Kalimit Kufitar Kapshticë duke transportuar, me kamionin e tij me targa EL 3814 C,
- 1000 cope xhupa
- 1000 cope pantallona xhins
- 1000 cope pulovra
- 39 goma mjetesh të llojeve të ndryshme, të cilat nuk i ka deklaruar në doganë dhe i ka kaluar kontrabandë për në territorin shqiptar.
Nga hetimi i kësaj ngjarje, dyshohet gjithashtu se ky shtetas i ka paguar shumën prej 140.000 lekë inspektorit të antikondrabandës, shtetasit Bashkim Prenci.
Ndërsa proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit V.T e H.C, ka filluar pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre për kontrollin e automjetit me targa EL 3814 C, të drejtuar nga shtetasi Pullumb Murati, mjet në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar mallrat kontrabandë.
Nga ana e forcave të policië, po punohet për dokumentimin e plotë të këtyre veprave penale.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabande me mallra të tjerë, korrupsion aktiv dhe pasiv i personave që ushtrojne funksione publike, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 174, 244, 245/1, 259 e 248 të Kodit Penal.