Komisioni i UEFA-s ka njoftuar se për shkak të volumit të madh të dokumenteve do të jetë dita e nesërme për të vendosur mbi incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Komisioni Disiplinor ka marrë dëshmi të mjaftueshme nga të dyja delegacionet, për këtë UEFA nuk do të nxitojë me sa duket.
Atëherë le të presim dhe një ditë tjetër për t'u njohur me vendimin ndaj ndeshjes që shënoi histori.