Sot është data 23 tetor dhe e gjithë vëmendja e shqiptarëve është e përqëndruar te vendimi që do të japë UEFA lidhur me incidentet e ndodhur në ndeshjen Shqipëri-Serbi.
UEFA do të mblidhet rreth orës 14:00 për të marrë vendimin nëse ndeshja e ndërprerë e Beogradit do të riluhet apo do të quhet fitore në tavolinë për njërën prej skuadrave.
Armando Duka , president i federatës shqiptare ndodhet në Zvicër me qëllimin për të marrë 3 pikëshin në tavolinë por nëse Serbia si vend pritës do të ndëshkohet.
Skenaret
1-Nëse Serbia është përgjegjëse, si vend pritës, dhe deklarohet fajtore Shqipëria të marrë 3 pikë në tavolinë
2- Nëse shqiptarët deklarohen fajtorë për incidentin në fushë, Serbia merr 3 pikë në tavolinë
3- Ndeshja të luhet në fushë neutrale, në një kohë që përcaktohet më vonë me publik ose jo
4- Ndeshja të përsëritet në Beograd por pa tifozë
Anëtarët e komisionit të disiplinës
Por cilët janë ata që do të gjykojnë gjithçka ndodhi në ferrin e stadiumit të Partizanit.
Ndoshta emrat e tyre mund të mos jenë nga më të dëgjuarit, por ata kanë vite që vendosin për fatet e shumë takimeve dhe shumë skuadrave.
Presidenti i këtij komisioni është Tomas Pratl
Tomas vjen nga Austria. Ai për shumë vite ka shërbyer si gjykatës në vendin e tij e më pas iu dedikua sportit, ku prej disa vitesh është Presidenti i Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s.
Më parë ka qenë përfaqësuesi i këtij institucioni për Europën Lindore, për faktin e thjeshtë se flet shumë mirë gjuhën sllave duke qënë se nëna e tij është sllovene. Pratl njihet si një njeri që e dënon ashpër dhunën. Ai ka dënuar më parë edhe Mourinhon dhe Ronney për gjeste antisportive në fushë.
3 zv presidentët janë Zhakla Anternen, Sandor Berzi dhe Xhim Stjerne Hansen:
Zhak Anternen është zviceran. Ai ka një karrierë të gjatë si prokuror në gjykatën e Lozanës. Ai ka punuar edhe si shef investigimi në qytete të tjera. Ndërkohë që është bërë pjesë e Komisionit të Displinës në vitin 1997, ku mbulon rolin e zv. presidentit.
Anternen është gjithashtu shefi i policisë në kantonin e Vaduzit në Zvicër.
Sandor Berzi vjen nga Hungaria. Ai ka punuar më parë si financier në klube sportive madje ka qënë edhe zv. president i klubit hungarez MTK. Ai është Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Hungareze. Berzi po ashtu si presidenti Pratl njihet si një njeri që e dënon ashpër dhunën.
Xhim Hansen ka eksperiencë të drejtëpërdrejtë me fushën e lojës, pasi më parë ka qënë futbollist në atdheun e tij Danimarkë, megjithëse jo në nivele të larta. Ai më parë ka mbuluar rolin e Sekretarit të Federatës daneze.
Bashkëpunimi i gjatë me UEFA-n bëri që ai të merrte postin e zv.presidentit të Komisionit të Disiplinës.
Tomas Gea është një prej anëtarëve të Komisionit të Displinës. Gea vjen nga shteti i vogël i Andorrës dhe aktualisht mban rolin e Sekretarit të Përgjithshëm në Federatën e vendit të tij.
Ai cilësohet si një nga avokatët më të aftë që UEFA aktualisht ka, dhe njihet si një njohës i shkëlqyer i rregullores së organizmit më të lartë të futbollit europian.
Xhimi Show është Presidenti i Federatës së Futbollit në Irlandën e Veriut. Ai gjatë jetës së tij nuk ka pasur shumë lidhje me futbollin, pasi është diplomuar në fakultetin e inxhinerisë elektronike, por natyra e tij energjike bëri që të ishte pjesë e UEFA-s, megjithëse është në vitin e tij të fundit si anëtar i Komisionit të Disiplinës, pasi mosha nuk ja lejon më të jetë në këtë detyrë. Show aktualisht është 69 vjeç.
Rudolf Repka është Sekretari Përgjithshëm i Federatës Çeke. Ai ka pasur një karrierë të suksesshme në fushën e menaxhimit. Ai e fitoi me konkurs detyrën e Sekretarit të Federatës duke treguar edhe një herë vlerat e tij absolute. Prej disa kohësh është anëtar i Komisionit tëDisiplinës ku cilësohet si një nga njerëzit kryesor dhe vota e tij është mjaft e rëndësishme.
Zhoel Ulf vjen nga Luksemburgu, edhe Ulf po ashtu si Repka dhe Gea është Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së vendit të tij. Ai prej vitesh shërben në UEFA si delegat ku i besohen edhe ndeshje mjaft të rëndësishme, ndërkohë që prej vitesh mbulon dhe rolin e anëtarit të Komisionit.
Hans Lorenc është një nga njerëzit më të respektuar në Gjermani. Ai ka shërbyer si gjykatës madje ka qënë edhe kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda në qytetin Mainzit. Ai në vitin 2007 u përzgjodh në krye të Gjykatës Sportive në Gjermani.