Edhe pse shumica e femrave i shmanget bisedës rreth kësaj teme, një studim i ri ka treguar që nuk janë edhe aq të turpshme kur janë vetëm në krevat apo në shoqëri me partnerin.
Studimi i publikuar në revistën Journal Of Sex Research ka treguar që të gjitha femrat masturbojnë (të gjitha që kanë pranuar të marrin pjesë në këtë hulumtim), transmeton Telegrafi.
Disa këtë veprim e kanë bërë vetëm një herë në jetë, ndërkaq shumica e tyre e bëjnë çdo ditë. Nga 20 femra, së paku 18 prej tyre përdorin mjete ndihmëse seksuale, madje edhe kur “argëtohen” vetë, apo kur janë bashkë me partnerin.
Edhe pse janë të vetëdijshme që meshkujt më shpesh masturbojnë, edhe femrat mjaft shpesh e bëjnë këtë gjë, por rrallë kur janë vetëm.
Konkludimi i përgjithshëm është që masturbimi femrën e bën më të lumtur, andaj edhe shumica e tyre kënaqen duke masturbuar duke bërë dush në mëngjes.