English

Rrënjët e rodhes një mrekulli e panjohur nga njerëzit . Aftësi të mëdha shëruese

Rrënjë rodhe - një barishte medicinale dhe ushqim i fuqishëm anti-tumor, anti-fungale, anti-inflamator, dhe anti-microbial.

Rrënjët e rodhes janë një nga bimët mjekësore më të rekomanduara edhe pse njerëzit pak e njohin sisdomos për parandalimin e shtimit të qelizave kanceroze si dhe përhapjen e metastazave.

Këto rrënjë njihen me emrin çaj Essiac. Ajo është gjithashtu shumë e dobishme për ftohjet, grip, fyt i lënduar, bllokimet bronkiale, ulcerat, gurëve të tëmthit, anemi, gurët në veshka, li e dhenve, fruthit, streptokokun në fyt, infeksionet e traktit urinar, infeksionet e fshikëzës, hepatiti dhe prostata.

Rrënjët e rodhes janë një pastrues thelbësor i gjakut dhe barishte detoksifikuese pasi ajo mund të neutralizojë dhe të sigurojë eleminimin e helmeve dhe toksinave nga trupi. Rodhe është një prej bimëve më të rëndësishme për trajtimin e problemeve kronike të lëkurës si aknet, psoriaza, ekzema, dhe herpes. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë për të stimuluar metabolizmin, ri-rritjen e flokëve, forcon thonjtë, dhe ndihmon në edema dhe humbje peshe.

Rrënjët e rodhes janë një qetësues efektiv që mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave te inflamacionit qe prekin çrregullime autoimune të tilla si artriti reumatoid, fibromyalgia, bursit, lupus, dhe diabet.

Rodhet e freskëta mund të bëhen lëng me selino, lakër jeshile, dhe mollë ose të përdoren në receta të ngjashme me karrota. Ajo përdoret shpesh dhe në supa.
Ajo ka një aromë të ëmbël patatet, kërpudhat, dhe qepët. T

Rrënjët e thara të rodhes janë përdorur shpesh si një çaj medicinal.

Në 1 filxhan me ujë të valë hidhen 1-2 lugë çaji me rrënjë të thara dhe i lemë për të paktën 10 minuta ose më shumë, i hedhim pak mjaltë për ta ëmbëlsuar nëse dëshironi. Rrënjët e rodhes mund të gjenden lehtë në formë kremi, balsam, tretësirë​​, ekstrakt, dhe formë kapsule. Ka aftësi të fuqishëm shëruese duke e bërë atë një barishte me rëndësi jetike për kabinetin tuaj mjekësi natyrore në shtëpi.

KOMENTE