English

Presidenti Nishani dënon sulmet në Montreal dhe Ottawa si dhe shpreh solidaritetin për popullin kanadez

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh Guvernatorit të Përgjithshëm të Kandasë, David Johnson, në të cilin shpreh ngushëllimet për familjet ushtarëve të vrarë kanadezë si dhe solidaritetin e popullit shqiptar duke dënuar ngjarjet e rënda në Montreal dhe Ottawa.

“Shkëlqesia Juaj,

Kam ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e rënda që ndodhën në Montreal dhe Ottawa këto ditët e fundit.

Më lejoni, Shkëlqesi që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh solidaritetin me popullin kanadez dhe të shpreh ngushëllimet për familjet e ushtarëve që u vranë!

Këto sulme të rënda na sjellin në vëmendje sesa aktual dhe i rëndësishëm është kërcënimi nga terrorizmi dhe na bashkojnë më tej në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit, për të mundësuar paqen në botë.” – thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.

KOMENTE