Në Rinas, rreth orës 14.00, më datë 28 tetor, janë kthyer me Charter (fluturim i përbashkët riatdhesimi) 60 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.
Fluturimi i përbashkët është organizuar nga Suedia dhe është koordinuar nga Frontex, ku kanë marrë pjesë 6 shtete.
Nga Suedia janë kthyer 14 shtetas shqiptare
Nga Finlanda janë kthyer 8 shtetas
Nga Franca janë kthyer 10 shtetas
Nga Gjermania janë kthyer 15 shtetas
Nga Spanja janë ka kthyer 6 shtetas
Nga Belgjika janë kthyer 7 shtetas
Shtetasit deportivë janë shoqëruar nga një mjek Suedes, si dhe nga dy monitorues të shtetit belg, të cilët monitoruan procedurat e deportimit nga shtetet pjesmarrëse.
Në Rinas janë pritur nga përfaqësuesja e Frontex-it, Delfina Dubos, e cila ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e shteteve pjesmarrëse të hapësirës Shengen, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qëndrimit nga shtetasit shqiptarë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas, Z.Ermal Milori, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rregullave nga ana e shtetasve shqiptarë të cilët udhëtojnë në Zonën Shengen, pasi shkelja e rregullave të qëndrimit në Zonën Shengen si dhe kërkimi i azilit në këto vende për çdo lloj arsye është i paligjshëm dhe penalizon jo vetëm personat që shkelin këto rregulla, por edhe mund të sjellë pasoja për të gjithë qytetarët shqiptarë përsa i përket lëvizjes së lirë në Zonën Shengen.