English

Daja përdhunon mbesën e tij 13 vjeçare

Eno E., akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, me dhunë, në dëm të një familjareje të afërt të tij, e cila ishte 13 vjeç në momentin e kryerjes së krimit.

Gjykata ka dënuar me 35 vjet burg një 35-vjecar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, një vit më parë. Ngjarja ndodhi më 23 shtator të 2013-ës në fshatin Serres në Selanik të Greqisë.

Eno E.akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 13 vjeçare. I akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar edhe me jetë.
Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi. Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e vajzës kanë bërë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë.
Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit.Shtetasi i akuzuar, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, ka kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Menjëherë pas kalimit të kufirit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 35-vjeçari, u arrestua. Ndërkohë sot, gjykata i dha atij dënimin maksimal, me 35 vjet, për këtë vepër penale.

KOMENTE