English

Marta Muço Guvernatore e Bankës së Shqipërisë?

Televizioni “A1 Report”ka raportuar se Partisë Socialiste ka propozuar për Guvernatore të Bankës së Shqipërisë, Profesoreshën dhe eksperten Marta Muço.

Gjithnjë sipas “A1 Report” Muço është e "preferuara" e PS-së për institucionin kryesor të vendit për politikat monetare, i cili deri para pak kohësh drejtohej nga Ardian Fullani.

Nëse kjo do të konfirmohet, pritet që propozimi t'i dërgohet presidentit për dekretim dhe mandej nëse ai merr "OK"-in e kreut të shtetit do të shkojë në Kuvend, ku për t'u zgjedhur duhen 3/5 e votave ose 84 kartona.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë pune me disa prej institucioneve më prestigjioze në botë. Mësohet se ajo ka punuar në Bankën Botërore si eksperte, me Fondin Monetar Ndërkombëtar, USAID-in, me qeverinë dhe sektorin privat.

Ajo ka punuar në disa vende të Ballkanit, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe shumë vende të tjera me menaxhime projektesh.

Muço ka një eksperiencë 25-vjeçare edhe në mësimdhënie si profesoreshë e politikës monetare.

KOMENTE