Dr. Polikron Çelo - SI REAGOJNË BURRAT KUR BASHKËSHORTJA U THOTË
JAM SHATZANË
Reagimet nuk janë të njëjta, varen nga një sërë rrethanash si në pritje të fëmijës së parë, shumë vite pa fëmijë, dëshira për një djali, shtatëzani të paplanifikuara ose që ngjallin dyshime etj.
Disa hollësi (sigurisht nga ato pa zarar) më mirë se burrat, mi kanë treguar vetë gratë.
• Mbas martesës, pritet fëmija. Gratë, sa binden për shtatzëninë, dinë të zgjedhin
momentin që u duket më i përshtatshëm për të vënë në dijëni bashkëshortin. Kur ndodhen në shtëpi, zakonisht preferojnë krevatin.
Burrat (si tregojnë gratë) sa marrin vesh se do të bëhen “baballarë” zakonisht nuk përmbahen; shpërthejnë me të qeshura, fjalë të bukura, puthjet e përqafimet pa fund, kalojnë dorën në fund të barkut në kërkim të bebit (po është herët të prekin gjë), mandej e zbresin pak më poshtë; veprim që rrit më shumë Adrenalinën dhe gëzimi arrin kulmin.
• E dini c’më tha burri kur i tregova se jam shtatzanë? po qe se dhe këtë radhë më bën
vajzë, më mirë lere në maternitet - dhe fytyra i mori një pamje të shëmtuar që nuk e kisha parë kurrë. Po kur bëmë Ekon dhe mësoi se ishte djalë, si ndryshoi menjëherë; tani mëndja i punon vetëm te djali që presim mbas tetë vajzave.
Ja ky që më parë nuk pyeste fare, tani ka filluar të behet merak për shtatzanisë, më nxit të jem e rregullt për vizitat te mjekësore, bën kujdes për ushqimin tim, lehtësimin e punëve e c’nuk bën.
• Rrrallë, po ndodh dhe kështu. Mbas 11 vjet martese pa fëmijë, një mëngjes e shoqia
përfundoi në spitalë me dhimbje të forta barku. Gjatë vizitës, mjeku preku një masë në fund të barkut, po një shtatzani u përjashtua kur mësoi se ajo nuk mund të lindëte. Në këto rrethana Patologu thirri Kirurgun dhe të dy kërkuan një Echo. Nuk vonoi dhe përgjigjia erdhi.
Urime thanë: do të bëheni baba e mama. E pa besueshme, në moment tronditja dhe ankthi u kthye në një gëzim të pa përmbajtur, puthje e përqafime.
Një ditë më pyetën - si është e mundur, po si këtu dhe jashtë shteti na i prenë shpresat. U kujtova se natyra bën mrekullira prandaj raste të kësaj natyre nuk janë dhe aq të rralla.
Duke qënë me humor, më treguan dicka inkurajuese që u patën thënë në vëndin fqinj: patologët dinë shumë, po bëjnë pak; kirurgët dinë pak, po bëjnë shumë, ndërsa gjinokologët, as dinë e as bëjnë gjë. Ju duhet ti thoni faleminderit Ekos, shtova unë, se në mungesë të saj, ky “mister” do të zgjidhej prej thikës, pra prej atyre që bëjnë shumë.
• Ndryshe reagojnë burrat kur marrin vesh shtatëzani të pa pritura, sidomos të padëshiruara
(shumë fëmijë, probleme ekonomike ose arsye të tjera).
Në këto rrethana dikush thotë: c’është kjo punë, ti ka rrezik të mbetesh shtatzanë dhe me një të puthur, të tjerë O bo-bo, c’cna bëre ose edhe kjo na u desh dhe zakonisht akuzojnë si të pakujdesëshme vetëm bashkëshortet.
• Në jetën e përditëshme ndodh që ky lajm në vënd të pritet me gëzim, bëhet shkak për
grindje dhe akuza lidhur me atësinë e fëmijës. Sot, në kushtet e emigrimit, burrat kthehen rrallë në shtëpi, mbajnë shënim datat, kanë mësuar të llogarisin kohëzgjatjen normale barrës së zakonshme dhe kur shohin se “nuk u del llogarija” vënë në dyshim vëndepavënd autorësinë.
Po një pjesë gabojnë - ata nuk e dinë që përvec lindjeve sipas kalendarit normal, për arsye te ndryshme ka dhe lindje të vonuara ose të parakohshme.
Nuk ka qënë dhe nuk është e lehte të ndahen dyshimet nga e vërteta (atë e dinë vetëm gratë), po sot me anë të një analize (ADN-së), cdo dyshim mund vërtetohët lehtë.
Nga të dhënat zyrtare të gjykatave del se ë sajë ADN-së, mjaft fëmijë janë bërë me baballarët e vërtetë (biollogjikë) e shumë të tjerë kanë humbur atësinë.
Po kujdes ju burrat që coku livadhisni, se po u doli ndonjë “bir ose bijë biollogjik”, përvec pasojave me gruan, do të paguani dhe për rritjen e tij (nuk ka dardhë me bisht përpara).
Në të vërtetë lindjet jashtëmartesore nuk janë dukuri e re; po sot në kushtet rritjes së emigrimeve (më parë quhej kurbet), rastet janë shtuar.
Nuk ka qënë e largët koha kur burrat shkonin në kurbet duke lënë gratë vetëm në shtëpi për vite të tëra. Tregojnë se një prej tyre i dërgoi të shoqit këtë mesazh kuptimplotë: ka mbetur pa punuar ara, te lisat me catalla, do të vish ta punosh vetë, apo ta lëshoj me të tretë (nëse nuk ktheheshin dhe e lëshonin).